Studentët prej sot paratë për racionin e subvencionuar të ushqimit do të mund t’i marrin në javë, përkatësisht 840 denarë gjithsej për gjashtë ditë të javës në vend të pagesës ditore prej 140 denarë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se studentët të cilët e realizojnë të drejtën e racionit të subvencionuar ushqimor, nga sot në llogarinë e tyre të transaksionit do të kenë 840 denarë për blerjen e produkteve ushqimore dhe paratë do të mund t’i përdorin nga e hëna deri të shtunën.
Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve. Afati për paraqitjen e studentëve të cilët deri më tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë ose nuk i kanë plotësuar kriteret është data 1 deri më 5 të çdo muaji, përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…