Gazetari italian Carlo Pellegatti thotë se agjenti i Tammy Abraham ka takuar drejtorët e Milanit në selinë e kuqezinjve. Abraham aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju dhe pritet të rikthehet në fushë në javët e ardhshme. Ai nuk ka luajtur që nga qershori 2023.
Sipas gazetarit italian, një nga reporterët më me përvojë të Milanit në Itali, agjenti i sulmuesit udhëtoi në Milano gjatë ditëve të fundit për të takuar drejtorët kuqezi në Casa Milan.
Pellegatti tha përmes kanalit të tij në YouTube se çmimi i kërkuar i Romës për Abrahamin është 30 milionë euro, por kuqezinjtë janë të vetëdijshëm se ish-yllit të Chelseat do t’i duhet kohë për t’u rikthyer në formë.
Milani pritet të nënshkruajë me një qendërsulmues të ri për sezonin 2024-25 dhe raportet e shumta thonë se Joshua Zirkzee i Bolonjës është objektivi i tyre kryesor për sezonin e ardhshëm.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…