Çmimi i ngrohjes qendrore për kompanitë dhe institucionet në Shkup do të lirohet. Komisioni Rregullator i Energjetikës këtë javë ka miratuar çmim të ri të ngrohjes qendrore për kompanitë për shkak të uljes së çmimit të gazit natyror, njofton Portalb.mk.
Kompanitë për energji termike EMV, EMV Energjetikë dhe Shkup Veri tanimë kanë dorëzuar kërkesë për korrigjim të çmimit. Analizat e KRRE-së tregojnë se për shkak të uljes së çmimit të gazit natyror ka kushte që të miratohet vendim i jashtëzakonshëm për faturat e ngrohjes qendrore.
“Gjithmonë kur parakushtet plotësohen miratojmë vendime në dobi të konsumatorëve. Në këtë periudhë ekipet e KRRE-së kanë bërë analiza të thella ekonomike-teknike, ndërkaq shkak ishte çmimi i gazit natyror. Njëkohësisht kemi marrë edhe kërkesë nga kompanitë analizat e të cilat gjithashtu tregojnë se mund të miratohet vendim i favorshëm. Kyçe ishte nëse periudha e çmimit më të ulët në bursë është mjaftueshëm e gjatë që të ketë impakt ndaj çmimit përfundimtar dhe rezultatet të tregojnë se do të ketë parakushte që të ulet çmimi për shkollat, kompanitë, institucionet publike. Ato janë konsumatorë të cilët marrin fatura reale gjegjësisht pa subvencione për dallim prej amvisërive”, thotë për SDK, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Nëse amvisëritë do të marrin fatura më të ulëta nga sezoni i ardhshëm i ngrohjes do të varet prej trendit, nga çmimi i gazit në bursë, por edhe nga ajo nëse do të vazhdojë subvencionimi nga buxheti shtetëror.
Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup këtë sezon të ngrohjes u shtrenjtua për 4,51%. Sipas përllogaritjeve të KRRE-së, fatura mesatare mujore prej 1.800 denarë është shtrenjtuar për 80 denarë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…