Categories: BOTA

Peskov: Shfaqja e trupave të NATO-s në Ukrainë do të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë

Shfaqja e trupave të NATO-s në territorin e Ukrainës do të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Federatën Ruse dhe një përshkallëzim të situatës, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për rrezikun e përshkallëzimit dhe konfliktit të drejtpërdrejtë me NATO-n në rast të paraqitjes së ushtarëve të Aleancës në territorin e Ukrainës, Peskov tregoi se në atë rast nuk duhet folur për probabilitetin, por për pashmangshmërinë e konfliktit, raportojnë mediat ruse.

Duke iu referuar deklaratës së djeshme të presidentit francez Emmanuel Macron se nuk ka konsensus për dërgimin e trupave të vendeve evropiane në Ukrainë, por se “asgjë nuk duhet të përjashtohet”, zëdhënësi i Kremlinit tha se diskutimet e vendeve perëndimore për mundësinë e dërgimit të trupave të tyre në Ukrainë përfaqësojnë një element të ri, shumë të rëndësishëm.

“Të gjithë elementët e tjerë në fjalimin e presidentit francez tashmë janë paraqitur në një mënyrë apo në një tjetër dhe ne tashmë i kemi marrë parasysh”, tha ai, duke shtuar se Moska e njeh mirë qëndrimin e Macron – “Rusisë duhet t’i jepet një disfatë strategjike.

Ai shtoi se një numër i madh vendesh që morën pjesë në takimin e djeshëm në Paris në mbështetje të Ukrainës kanë një “vlerësim mjaft të matur të rrezikut të mundshëm të një lëvizjeje të tillë dhe rrezikut të mundshëm për t’u tërhequr drejtpërdrejt në një konflikt të ndezur”.

Pas konferencës së djeshme për Ukrainën në Paris, Macron deklaroi se nuk ka konsensus për dërgimin e trupave nga vendet evropiane në Ukrainë, por theksoi se “asgjë nuk duhet të përjashtohet”.

“Aktualisht nuk ka konsensus për dërgimin e trupave. Asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që Rusia të mos fitojë”, tha Macron në një konferencë për shtyp, raportojnë mediat britanike.

Samiti i Parisit u ndoq nga rreth 20 liderë evropianë, ndërsa nga pallati Elysee thanë se qëllimi i takimit ishte t’i dërgonte presidentit rus Vladimir Putin “një mesazh se Evropa është e vendosur të ndihmojë Ukrainën dhe të kundërshtojë “narrativën e Kremlinit” se “Rusia duhet të fitojë” luftën, e cila ka hyrë në vitin e tretë”.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago