Categories: MAQEDONI

Bujar Osmani kryeson si kandidati me më shumë nënshkrime, lë pas Taravarin dhe kandidatët maqedonas…

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri dje kanë nënshkruar gjithsej 24.830 qytetarë për kandidatët për president në zgjedhjet e 24 majit.

Kryeson kandidati për president i BDI-së. Bujar Osmani, është më afër 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për kandidim në zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, Osmani mbrëmë deri në orën 20:0 kishte 8560 nënshkrime.

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i OQM-së, Stevço Jakimovski ka 3.091 nënshkrime, i ndjekur nga kandidati i opozitës së bashkuar të partive shqiptare, Arben Taravari, i cili ka 1.645 nënshkrime.

Kandidatët e tjerë për kandidaturën presidenciale janë nën 1000 nënshkrime.

Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar më 23 të këtij muaji dhe përfundon më 8 mars. Kandidatët e dy partive më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski dhe Gordana Sljanovska-Davkova nuk janë të obliguar të mbledhin vota sepse kanë mbështetjen e 30 deputetëve.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet Kuvendare.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago