Categories: MAQEDONI

Memeti: Ai që e kryesoi suksesshëm OSBE-në, mund ta kryesojë edhe me Maqedoninë e Veriut: Bujar Osmani e ka përvojën e duhur!

Vendimi i BDI-së për të garuar me kryediplomatin aktual, Bujar Osmani në zgjedhjet presidenciale ka shkaktuar komente të shumta, mes të cilave edhe atë të anlistit politik, Ibrahim Memeti i cili vlerëson se Osmani ka përvojën e duhur profesionale për të qenë në krye të vendit.

Pas kryesimit të suksesshëm me organizatën më të madhe të sigurisë, OSBE-në, Memeti thotë se askush nuk duhet të ketë më dilemë për përgatitjen profesionale të Osmanit.

“E kam thënë edhe kur ishte konferenca e OSBE-së në një studio tjetër, se kjo ngjarje është diçka e jashtëzakonshme për Maqedoninë. Ti mund të jesh tifoz i cilës do parti, po duhet të pranosh realitetin. T’i mbledhësh në Shkup me qindra, sa ishte 1,000 persona, në një situatë kur ti nuk ke as hapësirë për ti grumbulluar gjitha ata njerëz dhe mos ketë asnjë incident. Kjo flet se domethënë këtu ka, edhe ministria kuptohet, te ekipi se nuk është vetëm një njeri, por ai njeriu i parë gjithmonë e ka përgjegjësinë dhe e ka atë të themi edhe meritën, sepse duhet të organizojë dikush” tha Memeti në ZOOM në MTV2.

Kryetari i shtetit është në të njëjtën kohë edhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe nuk mund këtë pozitë ta ketë një njeri pa eksperiencë institucionale në organet shtetërore e ato jashtë shtetit.

“Kuptohet se bilanci është i dukshëm, në cilën anë shkonë bilanci, d.m.th eksperienca, të më kishe pyet para 4 vitesh, për Bujarin, unë do të thosha nuk e di.A tani them se më të vërtetë me këtë eksperiencë kam marrë, çdo kush prej neve që ka punuar një punë më komplekse, e di se sa çka do të thotë eksperienca. Ti mund të kesh krejt shkollat e dynjasë, nëse s’ke eksperiencë, ti nuk vlen aspak, jo aspak, por nuk mundesh të marrësh postet përgjegjëse, e lëre më kryetar shteti” u shpreh Memeti mes tjerash.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago