Zëvendëskryeministri Artan Grubi, shoqëruar nga bashkëshorja dhe vajza e tij kanë nisur ditën duke nënshkruar në Njesinë Rajonale të KSHZ-së në Çair në përkrahje të kandidatit të BDI-së për president, Bujar Osmani.
Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka ftuar qytetarët për përkrahje masovike të kësaj nisme të Ali Ahmetit, e cila siguron që vendi të ketë një president shqiptar.
Statusi i plotë:
Në hapësirat e Njësisë Rajonale të KSHZ-së – Çair, bashkë me Albinën dhe Herën iu bashkangjitëm bashkëqytetarëve tanë që nga orët e para të mëngjesit kanë filluar të japin nënshkrimet e tyre në përkrahje të Bujar Osmanit, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për President të vendit.
Kandidatura e Bujar Osmanit nuk është vetëm akt formal zgjedhor, por një mision që ka për qëllim të trasojë një rrugë të sigurt për të pasur presidentin e parë shqiptar në vend, përmes përzgjedhjes së tij me 2/3 e votave në Kuvend dhe me Badinter, si dhe për të vazhduar hapin drejt integrimit të sigurt në Bashkimin Europian.
Inkurajoj të gjithë qytetarët të përkrahin Bujar Osmanin dhe vizionin e dëshmuar përparimtar në vepër të Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim për Maqedoni еuropiane.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…