Categories: MAQEDONI

Ahmeti: Kryeministrin e bëmë ne, do ta bëjmë edhe Presidentin e parë shqiptar

Nga foltorja në Selinë e BDI-së në Reçicë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim i është drejtuar kombit për të dhënë “lajmin e madhë”.

Këtë video mesazh të transmetuar në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se nga kjo foltore është paraqitur zakonisht për të dhënë lajme të mëdha, vendime të rëndësishme dhe për të kërkuar nga populli që bashkarisht ti realizojmë synimet, si gjithmonë, për 23 vite rresht, raporton indeks.mk

Shton se këtu janë sjellur vendime të guximshme dhe historike, vendime që kanë bërë ndryshimin e madh, vendime të cilat në fillim janë mohuar, pastaj janë përgënjështuar, më pas janë përqeshur, e më vonë edhe janë luftuar, por gjithmonë në fund këto ide sipas Ahmetit kanë ngadhnjyer.

“Historia na mëson që ideve të mëdha nuk ju bëhet ballë, por duhet t’ju bashkohemi sepse s’ka asgjë më të fuqishme se sa idea të cilës i ka ardhur koha. Nga kjo foltore paralajmërova ëndrrën për Kryeministrin e parë shqiptar, ëndërr të cilën bashkarisht e realizuam. Në këtë foltore e valvita zyrtarisht flamurin kombëtar dhe e fola gjuhën shqipe zyrtare, këtu i rrënuam kufijtë dhe u bashkuam me korridore, i ndërtuam universitetet shtetërore dhe e morëm hisen e barazisë në të gjitha fushat, i çliruam të gjitha institucionet nga paragjykimet etnike dhe u bëmë pjesë e NATO-së si dhe hapëm bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por, rruga jonë është jo e plotë, nuk është e përfunduar dhe e siguruar përfundimisht”, deklaroi Ahmeti.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago