Categories: MAQEDONI

Zgjedhjet 2024/ Të premten nis grumbullimi i nënshkrimeve

Të premten më 23 shkurt nis afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe deputetë. Afati zgjat deri më 8 mars, konform afateve të KSHZ-së.

KSHZ-ja në seancë miratoi Rregulloren për grumbullimin e nënshkrimeve , që sot do të publikohet në ueb-faqen e Komisionit.

“Grumbullimi i nënshkrimeve zhvillohet para të gjithë njësive rajonale dhe zyrave të KSHZ-së të vendosur në selitë e 34 vetqeverisjeve lokale dhe para organeve kompetente. Procedura nis më datë 23 dhe vazhdon pandërprerë për çdo ditë. Njësitë rajonale do të punojnë me dy ndërrime nga ora 08.00 deri 20.00, derisa ditën e fundit më 8 mars do të punohet deri ora 24.00” – thonë nga KSHZ.

KSHZ-ja ka miratuar edhe Rregulloren për veprimin e policisë gjatë zbatimit të zgjedhjeve. Kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka theksuar se bëhet fjalë për Rregulloren e njëjtë nga zgjedhjet e vitit 2021.

Zgjedhjet presidenciale mbahen më 24 prill, kurse fushata nis më 4 prill dhe përfundon më 22 prill, kur hyn në fuqi heshtja për zgjedhjet presidenciale.

Zgedhjet parlamentare janë më 8 maj kurse fushata nis më 18 prill deri më 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, do të zhvillohet fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale.

Sic sqaruan nga KSHZ-ja, kjo paraqet një situatë unikale dhe të paparë deri më tani. /tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago