Categories: MAQEDONI

Xhaferi: Numri i rritur i studentëve flet për kushtet cilësore dhe mësimin!

Universiteti Nënë Tereza” në Shkup, edhe pse ndër universitetet më të reja, megjithatë shënon suksese, sidomos në drejtim të numrit të studentëve që duan të ndjekin mësimin në fakultetet që janë në kuadër të Universitetit – tha Kryeministri Talat Xhaferi gjatë vizitës në kët universitet.

Ai vizitoi hapësirat e Drejtorisë së Universitetit, si edhe laboratorët në këtë institucion të arsimit sipëror, i cili 9 vite prej themelimit të saj, ishte pa kushte hapësinore për punë.

“Për së afërmi të njoftohemi  me atë çka është statusi dhe nevoja e mëtutejshme e përkushtimit instuticionalë për mbarvajtjen e punës së këtij institucioni. Jemi në rrjedhë me njohurit me atë se çka është sistemi këtu dhe më gëzon fakti që Universiteti “Nënë Tereza”, ka rritje të numrit të studentëve” – tha kryeministri Talat Xhaferi.

Ndryshimi i infrastrukturës nga objekti i vjetër në objektin e ri paraqet një parakusht të rëndësishem për arritjen e suksesit tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

“Një ndër kriterët të rrëndësishme për të pasur kushte të mira infrastrukturore është në plotësim e sipër do të vazhdohet edhe në periudhen e ardhëshme për arsyeje sepse e shohim si një kampus i rrëndësishem universitar” – tha Jeton Shaqiri.

Për Universitetin “Nënë Tereza”, me vendim qeveritar vitin e kaluar u nda parcelë prej 50 mijë metrash katrorë, në rrethin e kazermës së mëparshme “Ilinden”. Për objektin kryesor, në sipërfaqe prej 3.300 metra katrorë, u dedikuan 95 milionë denarë për rinovimin e hapësirave të objektit kryesor dhe 5 milionë denarë për nevoja plotësuese.

Sot, Universiteti ka 8 fakultete, ku mësimi zhvillohet në 3 gjuhë. Dhe, ka 2.500 studentë aktivë të të gjitha përkatësive etnike, me mbi 100 profesorë dhe asistentë dhe 70 administratorë që punojnë në kushte bashkëkohore. /tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago