Categories: MAQEDONI

Lokalizohet zjarri në East Gate Mall

Lokalizohet zjarri që shprtheu  mëngjesin e sotëm në Qendrën Tregtare Ist Gejt në Shkup. Në katin e fundit, në pjesën e restoranteve ku përgatitet ushqimi, është përfshirë në flakë kanali i cili përçon avullin. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëm material.

“Lidhur me informacionin për zjarrin  që ndodhi sot në Qendrën Tregtare Ist Gejt Moll në orën 9:30, do të dënim t’ju informojmë se shërbimet teknike të qendrës tregtare së bashku me shërbimet zjarrfikëse në terren e lokalizuan zjarrin dhe në kohë e parandaluan përhapjen e tij. Në përputhje me procedurat e vendosura të qendrës tregtare për këtë lloj situate, janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes nga zjarri dhe janë evakuuar  të punësuarit në qendrën tregtare. Si rezultat i reagimit me kohë të shërbimeve nuk ka persona të lënduar, e as dëm të madh material”, thuhet në njoftimin e Qendrës Tregtare.

Ngjarja, siç theksojnë, ka ndodhur në një kohë kur qendra tregtare nuk është ende në funksion dhe nuk ka vizitorë. Për momentin  po kryhet kontroll nga organet kompetente.

Pas përfundimit të kontrollit, qendra tregtare do të vazhdojë me punë  me orarin e rregullt të punës.

Siç informojnë nga Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, në MIA-n është ndërhyrë me pesë automjete dhe 15 zjarrfikës.

 

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago