Categories: MAQEDONI

Kovaçevski: Taravari nuk është i rëndësishëm për ardhmërinë e shtetit!

Arben Taravari nuk është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të shtetit dhe nuk do të mund ta ndalë atë. Kështu ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevaski në Konferencë për mediat. Ai ka theksuar se partitë në pushtet kanë shumicë në Kuvend.

“Ne nuk mundemi integrimin evropian të vendit ta kufizojmë me atë nëse z. Taravari ka kaluar nga pushteti në opozitë, unë nuk mendoj se Taravari është aq i rëndësishëm për ardhmërinë e shëtit, bëhet fjalë për politikan nga Gostivari i cili është doktor i suksesshëm, i cili bën kalkulime dhe ekuilibrime të tij politike, por ardhmëria e shtetit nuk mund të varet nga një njeri, nga një parti politike” – tha Kovaçevski.

Sipas Kovaçevskit, pa LSDM-në Maqedonia e Veriut nuk do të ketë integrim në Bashkimin Europian.

“Pa Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, nuk ka Maqedoni evropiane, këtë e kemi dëshmuar 32 vite në shteti. Ne kemi pasur Qeveri që i ka udhëhequr DPMNE e të cilat nuk kanë bërë asnjë milimetër në asnjë integrim. 11 vite asnjë lloj përmirësim me fqinjët, përkundazi keqësim, asnjë lloj përmirësimi i marrëdhënieve etnike në shtet, përkundrazi keqësim. Dhe hapi i marrjes së statusit kandidat, i anëtarësimit të NATO-s, i fillimit të negociatave me BE-në, i relaksimit të marrëdhënieve me fqinjët, i pranimit të autoqefales së Kishës maqedonase, e gjithë kjo ka ndodhur në mandate kur Qeveria e Maqedonisë dhe Maqedonisë së Veriut janë udhëhequr nga kryeministra të LSDM-së” – tha Kovaçevski.

Ai ka theksuar se LSDM do të vazhdojë të punojë për forcimin edhe më të madh të vendit me fqinjët dhe partnerët strategjik. /tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago