Categories: RAJON

Përballja Kurti-Vuçiq në OKB, Rama: Seancë e pakuptimtë, qëndrojmë pranë Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si të pakuptimtë seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OBK) të thirrur nga Serbia pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që përcakton euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovw.

Rama vlerëson se Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve.

“Ishte një seancë e pakuptimtë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vend për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera nga të cilat përfitojnë qytetarët e zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”.
Megjithatë, Rama ka thënë se Shqipëria qëndron pas Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm teksa i thekson lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare” ka shkruar Rama në platformën X.

Në fjalimin gjatë seancës së kërkuar nga Serbia, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Kosova po kryen spastrim të serbëve, përbëjnë propagandë të rreme dhe nxitje të tensioneve.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago