Categories: MAQEDONI

Lëvizja Anti-bixhoz për Ligjin për lojërat e fatit: Do të luftojmë deri në mbylljen e plotë të kazinove

Lëvizja Anti-bixhoz sot në konferencë për shtyp ka përshëndetur miratimin e Ligjit për lojërat e fatit, i cili paresheh që objektet e kazinove dhe bastoreve të jenë 500 metra larg objekteve arsimore.

Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz, sot në konferencë për shtyp tha se edhe pse ligji nuk i përmban të gjitha kërkesat e tyre, është fillim i mbarë për zgjidhjen e problemit me lojërat e fatit.

“Shpresojmë që të kuptohemi drejt, jemi të vetëdijshëm për situatën politike që mbizotëron në vend. Jemi zotuar që të mos jemi pjesë e konfrontimeve politike, të vetëdijshëm se lufta dhe dukshmëria jonë varet kryesisht nga hartuesit e kësaj politike. Në momentet e zhgënjimit të thellë me politikën dhe politikëbërësit, nga ana tjetër të bindur fuqishëm në betejën tonë e të mbështetur nga ju qytetar, arritëm të dëshmojmë se shteti duhet të jetë pranë nesh. Është miratuar ligji për lojërat e fatit, i cili rregullon që ato objekte të jenë 500 metra larg dy institucioneve arsimore: shkollave fillore dhe të mesme”.
Jemi të vetëdijshëm se ky ligj nuk e zgjidh problemin në tërësi siç kërkohet nga Lëvizja Anti Bixhoz për mirëqenien e qytetarit. Besojmë se është një fillim i mbarë për të luftuar këtë fenomen negativ, për herë të parë përmendet një distancë që do të ndikojë ndjeshëm në mbrojtjen e fëmijëve tanë dhe familjeve tona. Mbetet të shihet se si do të zbatohet dhe sa serioze do të jenë këto ndryshime. Ne nga Lëvizja Anti Bixhoz do të vazhdojmë të angazhohemi në të ardhmen deri në zhdukjen e këtij vesi të keq dhe do të vazhdojmë të bëjmë betejën për mbrojtje nga grabitja klasike që i bëhet qytetarit deri në mbylljen e plotë të tyre, në fakt ky është edhe qëllimi ynë”, tha Emërllahu.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago