Në kohën kur ish-kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski u arratis për në Hungari, nga Aleanca për Shqiptarët reaguan përmes një komunikate për media.
“Ky vend do të jetë pa mentalitetin e Gruevskit dhe mbetjet e tij në pallatin e bardhë, të nxirë nga krimet”, thuhej aso kohe në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët, kundrejt VMRO-DPMNE-së dhe Gruevskit.
Mirëpo, pjesë e VMRO-së në ato vite ishte dhe ministri në shkarkim, Azir Aliu, i cili shërbeu si këshilltar i Nikolla Gruevskit.
Aliu pas përmbylljes së atij kapitulli, për gati 1 vit ushtroi detyrën si Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, mirëpo tashmë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Se Aliu ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Gruevski shkruhet edhe në biografinë e tij, ku ndër të tjera Aliu ka deklaruar se nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka punuar si këshilltar për arsimin e lartë, shkencë dhe TIK në kryeministri, pikërisht në atë kohë kryeministër ishte Nikolla Gruevski.
Ndonëse Gruevski nuk është i pranishëm në skenën politike duket se nostalgjia e asaj kohe ekziston ende, tashmë kur në ASH ka ndasi politike, jo rastësisht mund të vërejmë së Aliu insiston që opozita shqiptare të vijoi në bashkëpunim me opozitaren VMRO-DPMNE.
Ndryshe, kujtojmë se sot nga Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate për media kanë njoftuar se komisioni kadrovik i kësaj partie ka propozuar shkarkimin e Aliut nga posti i Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…