Categories: MAQEDONI

Kuvendi miratoi ligjin për lojrat e fatit, Grubi: U tha u bë! Një e arritur e madhe për të gjithë qytetarët…

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot propozim ligjin për Lojrat e Fatit.

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase, sot ligji gjeti përkrahje dhe u miratua.

Grubi shton se ky vendim është edhe një premtim tashmë i realizuar pas kryeministrit të parë shqiptar dhe korridorit 8.

Statusi i plotë:

Largojmë përfundimisht kazinot dhe bastoret nga objektet shkollore !

Pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase dhe shqiptare dhe fushatës së tmerrshme të sponzorizuar nga industria e kazinove dhe bastoreve kundër meje dhe BDI-së, sot në Kuvend u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit që kishin përkrahjen e madhe edhe të Lëvizjes Antibixhoz si iniciativë qytetare.

Tentuan në çdo mënyrë të pengojnë një zgjidhje ligjore që synon të mbrojë rininë duke përcaktuar rregullim më rigoroz të organizimit të lojërave të fatit, përmes largimit të bastoreve dhe kazinove 500 metra nga objektet shkollore që faktikisht nënkupton edhe mbylljen e shumë pikave të lojërave të fatit në vendbanimet tona dhe përcakton vlera më të mëdha për sigurimin e licencave të reja.

Sot triumfoi veprimi konkret në mbrojtje të qytetarëve, e jo demagogjia e shpifjes dhe manipulimit të opinionit për të përfituar pikë të ulëta politike. Efektet pozitive të këtij ligji do të flasin qartë në periudhën në vazhdim.

Përgëzoj deputetët që sot u deklaruan “pro” këtij ligji, dëgjuan zërin e qytetarëve për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Pas kryeministrit të parë shqiptar dhe korridorit 8, ky ligj është ndër të arriturat më të mëdha për të gjithë ne!

U tha, u bë!

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago