Në fund të vitit të kaluar u shpall pakoja e nëntë qeveritare e masave kundër krizës, e cila përmban 23 masa me një vlerë totale prej 662.4 milionë euro.
Sipas ministrit të Financave, Fatmir Besimi, 123.7 milionë euro nga pakoja e re kanë implikime direkte fiskale, ndërsa pjesa tjetër janë indirekte dhe janë të shpërndara në dy vite fiskale, siç thekson ai, duke i kushtuar vëmendje qëndrueshmërisë fiskale.
“Për më tepër, tre masa të miratuara më parë, ose më saktë politika, i kushtuan buxhetit 516.3 milionë euro shtesë në 2023 dhe 2024” shkruan Besimi në rubrikën e tij kushtuar paketës së nëntë të masave kundër krizës.
Siç thekson Besimi, katërvjeçari i kaluar ka qenë i mbushur me kriza të ndërthurura, duke filluar me pandeminë Covid-19, e duke përfunduar me krizën energjetike, e cila u përshkallëzua në fillim të vitit 2022, me pasojat e konfliktit ruso-ukrainas.
“Pra, tetë paketat e mëparshme të masave kundër krizës arritën një nivel prej rreth 1.96 miliardë euro. Kjo uli rënien ekonomike në vitin 2020, e cila u kompensua në rritjen në vitin 2021, në mënyrë që rritja në 2022, 2023 dhe rritja e parashikuar në vitin 2024 të shënonin dinamikë të përshpejtuar rritëse”, shkruan Besimi.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…