Categories: MAQEDONI

Nga 12 shkurti, patjetër duhet të keni etiketa “NMK” në targa

Pronarët e automjeteve, përfundimisht me 12 shkurtin këtë vit duhet të bëjnë ndryshim të shenjës “MK” në targa me shenjën e re “NMK”. Etiketat me shenjën e re “NMK” do të kushtojnë më së shumti 50 denarë, ndërsa do të mund të  merren në stacionet për kontroll teknik.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë se në pajtim me Marrëveshjen kornizë për furnizim të targave, është bërë kontrata për furnizim me operatorin e zgjedhur ekonomik, për çka rrjedhin afatet ligjore për dërgesë të etiketave.

“Në pajtim me vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për çmimet e formularëve që i jep Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV-së numër 2 nga 03.01.2024, çmimet e etiketave do të shiten prej 30 deri 50 denarë”, theksojnë nga MPB.

Sipas paralajmërimeve të mëparshme nga MPB, ato do t’u dërgohen stacioneve për kontrolle teknike, ku qytetarët do të mund t’i blejnë.

Obligimi për përdorim të kodit “NMK” në targa është nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë, ku vendi nga Maqedonia, ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago