Categories: MAQEDONI

SHBA: I mbështesim të gjitha përpjekjet për hetim të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Fuqishëm i mbështesim përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të kërkuar përgjegjësi nga ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale, deklaroi për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në pyetjen për iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të sanksionohen  edhe në vendin tonë personat dhe subjektet që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-së.

“Edhe pse nuk komentojmë për legjislacionin që pritet, ne  përshëndesim dhe  mbështesim fuqishëm çfarëdo qoftë dhe të gjitha përpjekjet për hetim  të aktiviteteve të dyshuara kriminale korruptuese, dhe të mbajnë përgjegjësi ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale”, deklaruan nga Departamenti i Shtetit.

Thonë se “reformat institucionale dhe ligjore që rrisin transparencën dhe forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriteshin jo vetëm nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas ndryshimeve të propozuara në Ligjin e masave kufizuese, aktet ligjore të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do të jetë bazë e vlefshme për vendosjen e individëve ose kompanive në listën e sanksioneve vendase.

Qëllimi, siç tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do të jetë ruajtja e paqes ndërkombëtare, siguria, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, SHBA-ja gjatë dy viteve të fundit i kanë vendosur në “listën e zezë” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijalkov, ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, biznesmeni Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sergej dhe Irina Samsoneko.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago