Categories: MAQEDONI

Promovimi i librit “Tranzicioni i gjatë i Maqedonisë: nga pavarësia deri tek Marrëveshja e Prespës dhe më pas”

Libri “Tranzicioni i gjatë i Maqedonisë: nga pavarësia deri te Marrëveshja e Prespës dhe më pas” sonte, në orën 18:00, do të promovohet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi në Shkup.

Libri është redaktuar nga historiani dhe profesor nga Britania e Madhe Robert Hadson dhe Ivan Dodovski, profesor për teori kritike dhe literaturë në Universitetin Kolexhi amerikan Shkup. Librin në gjuhën angleze e botoi shtëpia botuese akademike “Palgrejv Makmilan” nga Londra.

Siç informon organizatori Universiteti Kolexhi amerikan Shkup, për librin është ftuar të flasë diplomati francez  Alen Le Roa.

Botimi ofron një kronologji të pasur dhe një vështrim shkencor bashkëkohor mbi aspekte të rëndësishme të historisë politike dhe kulturore të shtetit nga viti 1991 deri në ditët e sotme. Kjo antologji shkencore përmban edhe kapituj për tema ekonomike, të sigurisë, sociale dhe kulturore të shkruara nga nëntë shkencëtarë të tjerë nga vendi: Stevo Pendarovski, Zhidas Daskalovski, Marjan Petreski, Hirije Abazi-Alili, Nenad Markoviq, Blerim Reka, Marina Andeva, Loreta Georgievska – Jakovleva dhe Ognen Vangelov.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago