Categories: RAJON

Kosova nga sot do të heqë dinarin , valuta e vetme e lejuar në Kosovë do të jetë euro

Autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar se nga 1 shkurti do të fillojë të zbatohet rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila parasheh pagesat me para të gatshme dhe transaksionet e pagesave ekskluzivisht në euro, me një periudhë kalimtare që qytetarët t’i përshtaten rregullores.
Sipas njoftimit të mëparshëm të BQK-së, valuta e vetme e lejuar në Kosovë do të jetë euro, e cila e përjashton dinarin nga transaksionet e pagesave.

Praktikisht, ky vendim nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit, valutës zyrtare të Serbisë, e cila deri më tani është përdorur në të gjitha enklavat me shumicë serbe të Kosovës.

Ndërkaq, Beogradi akuzoi autoritetet në Prishtinë se me këtë vendim po tentojnë të anulojnë dialogun dhe ta dëbojnë popullin serb nga Kosova, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq ka theksuar se është i bindur se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë këtë.

Ai kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjnë presion Prishtinës për tërheqjen e vendimit dhe në ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje u takua me ambasadorët e shteteve të Quinte – SHBA, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca. Por pas atij takimi u bë e ditur se “nuk do të ketë asnjë njoftim”.

“Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”, tha zyra e Vuçiqit për mediat.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, para kësaj mbledhje ka konfirmuar se aplikimi i vendimit të BQK-së do të fillojë të enjten, më 1 shkurt dhe se askush, as partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, nuk e vënë në dyshim ligjshmërinë e atij vendimi.

Ai u tha gazetarëve në Prishtinë se BQK në bashkëpunim me Bankën Popullore të Serbisë duhet të gjejë një mekanizëm të përshtatshëm për periudhën e tranzicionit.

Bashkësia ndërkombëtare, nga ana tjetër, ka kërkuar që ky vendim të shtyhet, me vlerësimin se mund të ketë ndikim negativ në komunitetin serb.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago