Categories: MAQEDONI

Nxjerrja e një kandidati shqiptar për president në Maqedoni ia pamundëson shqiptarëve për ta rritur pazarin në koalicionin qeveritar

Gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, opozitarët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kanë shprehur një propozim për president në Maqedoni të Veriut.

Por, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, nxjerrja e një kandidati shqiptar për president atje, i ndihmon presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe iu bën dëm shqiptarëve.

“Sot i ndihmon Vuçiq me e nxjerrë një kandidat shqiptar, sepse ia pamundëson shqiptarëve për ta rritur pazarin në koalicionin qeveritar. Edhe nëse nxjerr, ju e dini që nuk fitoni, apo mendon që një shqiptar bëhet president a, me cilat vota, me vota të maqedonasve a, ju nuk jeni iluzionistë, kjo është qëllimkeqe. Kjo është me e dëmtu BDI-në, rrjedhimisht me i dëmtu shqiptarët”, ka thënë Mehmetaj.

Kurti, gjatë së martës, priti në takim Arben Taravarin, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasamin, kryetar i Lëvizjes BESA e i komunës së Tetovës, Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputeti e Afrim Gashin, kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago