Sot kuvendi i Maqedonisë së Veriut pasi konstatoi dorëheqjet e kryeministrit Kovaçevski dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, me 64 vota për dhe 40 kundër nga opozita, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë u zgjodh deputeti Jovan Mitreski.
Pas zgjedhjes, Jovan Mitreski ka njoftuar Presidentin se është zgjedhur kryetar në emër të koalicionit shumicë në Kuvend
Sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski duhet t’ia besojë Qeverisë teknike mandatin e kryeministrit dhe të fillojë rrjedhja e afateve.
Nesër paradite, me 27 janar, Xhaferi duhet të paraqesë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë dhe seanca zgjedhore të thirret më 28 janar.
Paraditen e dje, kryeministri Dimitar Kovaçevski personalisht ka dorëzuar dorëheqjen në Kuvend, që do të thotë se e gjithë Qeveria dha dorëheqje deri në zgjedhjen e qeverisë teknike të dielën, më 28 janar. Pas tij, dorëheqje dha edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit. Ai e autorizoi nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovskin, të kryesojë me seancën plenare të caktuar sot më 26 janar 2024.
Më 28 janar pritet të formohet Qeveria teknike dhe se do të respektohet marrëveshja që kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së, i cili nga kjo parti është propozuar Talat Xhaferi.
Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…