Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” – Kumanovë është duke punuar për heqjen e defektit të ndodhur në qendër të qytetit në rrugën “11 Tetori”.
Defekti, siç sqarojnë NP “Ujësjellësi”, është në tubacionin kryesor të ujësjellësit F-250 në rrugën “11 Tetori” (përballë objektit të gjykatës).
Ndërmarrja thotë se do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujësjellësit në rrugët “11 Tetori” dhe “Vllazërim dhe bashkim”.
“Ekipet e NP “Ujësjellësi” me mekanizimin e nevojshëm janë në terren dhe tashmë ka filluar gërmimi për lokalizimin dhe riparimin e defektit. Ekipet do të punojnë deri në eliminimin e defektit, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të normalizohet furnizimi me ujë, njofton “Ujësjellësi”. Tubi u vendos në vitin 1958./TV21
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…