Presidenti ukrainas Vlladimir Zelenski ka kërkuar një hetim ndërkombëtar pas rrëzimit të avionit Il-76 në rajonin Voronezh pranë kufirit të Rusisë. Rusia tha se nuk kishte të mbijetuar pasi Kievi kishte shkaktuar rrëzimin e avionit me 65 robër lufte ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit rus dhe tre shoqërues.
Në fjalimin e tij, Presidenti Zelensky tha se ishte “e qartë se rusët po luajnë me jetët e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë sonë”.
Zelensky theksoi se “duhet të zbardhen të gjitha faktet e vërteta”. Guvernatori i Voronezh, Alexander Gusev tha se avioni u rrëzua në një arë pranë një zone të banuar dhe se të gjithë në bord kishin humbur jetën.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, tha fillimisht se avioni po bartte raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300. Nuk përmendi të burgosurit.
Rikujtojmë se Ukraina dhe Rusia kanë bërë një sërë të shkëmbimeve të të burgosurve që nga fillimi i luftës. (bild.mk)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…