Boban formoi tandemin kryesor të UEFA-s me presidentin Aleksandar Ceferin, krahu i djathtë i të cilit ishte dhe nuk ka dyshim se një lëvizje e tillë do të shkaktojë një tronditje të rëndë në Nyon.
Mediat kroate publikuan një letër të Bobanit në të cilën ai informonte Ceferinin se po largohej dhe e qortonte për “idenë katastrofike” për të kandiduar sërish për president dhe për të nisur një mandat të ri.
Në mënyrë paradoksale, ishte Ceferin ai që propozoi dhe nisi një paketë reformash në 2017-ën që supozohej të mbronte UEFA-n dhe futbollin evropian nga “menaxhimi i keq”, i cili ishte “modus operandi” i sistemit të vjetër, të korruptuar dhe tashmë të akuzuar aq herë. Dy pikat kryesore të reformave ishin se as presidenti dhe as anëtarët e Bordit Ekzekutiv nuk mund të kandidojnë më shumë se tre herë (12 vjet) dhe u vendos kufiri i moshës 70 vjeç për të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv.
Ishte një gjë epokale për futbollin, por edhe për të. Me këtë akt, Ceferin fitoi respektin e të gjithë komunitetit të futbollit dhe publikut dhe u bë një autoritet moral i padiskutueshëm dhe për shumëkënd, një udhërrëfyes për një futboll më të mirë dhe më transparent. Largimi i tij nga këto vlera dhe ndryshimet në reformat kryesore janë të vështira për t’u kuptuar, sidomos në këtë kohë delikate futbolli.
“E kuptoj shumë mirë që asgjë nuk është ideale, më së paku unë. Dhe e di shumë mirë që shumë herë duhet të pranojmë logjikën e kompromisit, por nëse do të pranoja një vendim kaq të vështirë dhe të gabuar dhe do të ktheja kokën, do të shkoja kundër parimeve dhe vlerave në të cilat besoj thellë. Unë nuk luaj asnjë hero dhe e di shumë mirë se shumë janë të të njëjtit mendim – ndoshta naiv, por sigurisht korrekt”.
“Në këto tre vite, marrëdhënia dhe bashkëpunimi me Aleksandrin dhe të gjithë kolegët e mi në UEFA kanë qenë të shkëlqyera – i falënderoj për këtë, i uroj gjithë të mirat”, shkruhet në letrën e Bobanit drejtuar Ceferinit dhe UEFA-s, të cilën askush nuk e priste.
Boban ka qenë në pozicionin e drejtorit të futbollit profesionist në UEFA që nga prilli i vitit 2021, dhe më parë ka punuar si drejtor te Milani dhe sekretar i FIFA-s, ombrellë e shoqatës botërore të futbollit.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…