Categories: MAQEDONI

Talat Xhaferi e kurorëzon mandatin me Monografi!

Shkup, 24 janar/indeks.mk-Sot kryetari Kuvendit, Talat Xhafari, në fund të mandatit të kryetarit të Kuvendit ,në një brifing rasti, ua shpërndau gazetarëve raportin për mandatin e tij katërvjeçar. Por, ai nuk është një raport i rëndomtë i shkruar në letër për ta shqyrtuar kolegët e tij deputetë, por është më shumë se aq: një monografi me plot kuptimin e fjalës!
Sepse, është fjala për botim libresk në 256 faqe dhe me qindra fotografi që kapin të gjitha aktivitetet e kryetarit të Kuvendit që nga gushti 2020 e deri në janar të këtij viti, kur e dorëzon mandatin, për të marrë një detyrë të re me përgjegjësi të lartë, atë të kryeministrit.
Raporti monografik në tri gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht, mban autorësinë e shërbimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i ndarë në këta kapituj: Biografia e Talat Xhaferit, Hyrje, “Top 100 në dy mandate”, “Aktivitetet e jashtme politike bilaterale…”, “Aktivitetet e jashtme politike multilaterale”, “Aktivitete tjera…”, dhe “Mandati në numra”.
Botimi me të dhëna të mbledhura në mënyrë pedante ndër vite, është i cilësisë së lartë grafike, që në veçanti e bëjnë tërheqës fotografitë në ngjyra nga takimet, vizitat dhe aktivitetet tjera të Kryetarit të Kuvendit, e ndër to, gjithsesi, si fakt dhe si dëshmi edhe përmes fotografive, është edhe vizita Kievit në vlugun më të madh të agresionit rus në Ukrainë, duke qenë burrështetasi i parë që e bëri këtë.
Kur jemi te ky botim, që të mos mbetet pa ndonjë vërejtje, e konsiderojmë si lëshim që nën fotografitë që kanë vlerë dokumentare, mungojnë shënimet plotësuese, që do të mbeteshin si dëshmi për ngjarjet dhe personalitet.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago