Categories: SPORT

“Do të pendohet”, Marku me një paralajmërim të frikshëm për Kongon

Rivalët e peshës së lehtë, Florian Marku dhe Chris Kongo, kanë rënë dakord të luftojnë njëri-tjetrin këtë vit.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.

Por, tani do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në një ndeshje, për të cilën kanë nënshkruar që të zhvillohet në mars, raporton “Sky Sports”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Marku, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare. Data dhe vendi i këtij meçi do të caktohen më vonë.

Boksieri shqiptar bëri menjëherë një paralajmërim për Kongon, për të cilin tha se “do të pendohet që ka zgjedhur të përballet me të”.

“Do të pendohet. Do të pendohet me siguri që zgjodhi të luftonte me mua. Dëshira e tij u realizua. E di që ai do të stërvitet shumë për këtë luftë, sepse kjo është lufta e tij më e rëndësishme e jetës së tij deri më tani. Por, unë kam qenë gjithmonë duke u stërvitur sikur të ishte lufta më e rëndësishme e jetës sime dhe kur të jemi në ring, ai do ta kuptojë këtë”, deklaroi Marku.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago