Categories: MAQEDONI

Partitë e shumicës do të paraqesin propozimin për Qeveri teknike pa kandidatët e VMRO-DPMNE-së

Nga burime të LSDM-së në pushtet “Focus” ekskluzivisht mësohet se ka marrëveshje politike që përbërja e Qeverisë teknike të dorëzohet pa emrat dhe mbiemrat e kandidatëve nga VMRO-DPMNE.

“Të gjitha propozimet për përbërjen e Qeverisë teknike do të dorëzohen në Kuvend, ndërsa pozitat që sipas ligjit duhet t’i propozojë VMRO-DPMNE-ja do të jenë bosh, pa emra dhe mbiemra. Ne nuk e shohim nevojën që të propozojmë, as deputetët e LSDM-së nga shumica parlamentare që të votojnë propozimet e VMRO-DPMNE-së nëse vetë nuk i përkrahin. Askund në botën demokratike nuk ka shembull që dikush të propozojë ministra apo deputetë dhe të mos i mbështesë gjatë zgjedhjeve? Nuk bëhet fjalë për lojëra politike. Qeveria Teknike është një detyrim ligjor. Ai duhet të propozojë zyrtarisht kryeministrin e ri teknik. Kur të jenë në VMRO-DPMNE të gatshëm të mbështesin, para së gjithash, propozimet e tyre, atëherë mund të propozohen dhe përkrahen nga deputetët e LSDM-së, thonë burime të larta në LSDM.

Sipas burimeve, ky vendim i LSDM-së ka përkrahjen e partive tjera në pushtet, dhe vjen pasi kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, publikisht deklaroi se partia e tij do të marrë pjesë në Qeverinë teknike, do të propozojë kandidatë por nuk do t’i mbështesin në Kuvendi, dhe do të votojë me abstenim për zgjedhjen e Qeverisë teknike.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago