Categories: BOTA

Konflikti në Gaza vazhdon, Izraeli pretendon se ka eliminuar 60 militantë palestinezë

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se në 24 orët e fundit kanë vrarë 60 militantë palestinezë, kryesisht në zonën jugore të Khan Younis, ku kanë hyrë me forca tokësore dhe ajrore.

Në një vend në Gazën veriore, ushtria izraelite tha se ka goditur një bazë të Xhihadit Islamik Palestinez, një grup militant që ka kryer sulme kundër Izraelit.

Në anën tjetër, palestinezët raportuan se 16 civilë, përfshirë tre fëmijë, u vranë nga bombat izraelite që shpërthyen në një shtëpi në Rafah, një qytet kufitar me Egjiptin.

Izraeli kishte njoftuar se do të reduktonte operacionet në Gazën veriore, pasi kishte shkatërruar infrastrukturën e Hamasit, por sulmet kanë vazhduar pa pushim, duke shkaktuar viktima të shumta në mesin e popullsisë palestineze. (bild.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago