Categories: MAQEDONI

FOTO/ “Можеме”, Zyrtari i lartë i ASH-së i reagon ashpër Adnan Azizit dhe Lëvizjes Besa!

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri përmes një postimi në profilin e tij i është përgjigjur sekretarit organizativ të Lëvizjes Besa, Adnan Azizi i cili gjatë ditës i quajti ASH-në (Ashik të BDI-së).

Aziri në reagimin e tij e ka quajtur Lëvizjen Besa parti të stolisur në puplat të LSDM-së dhe tani të VMRO-DPMNE-së.

Sipas Azirit, dëmi që ju bë shqiptarëve me ‘besëlidhjen’ e ‘sharena revolucija’ ishte i shumë anshëm.

Statusi i plotë:

Gjithmonë janë stolisur me pupla të huaja

Të jesh produkt i koalicioneve jo shqiptare, si ajo “Možeme”, të jesh ish zyrtar i BDI-së apo të jesh produkt organizatave pa nishan dhe të akuzosh të tjerët për ashikni me BDI-në, është më shumë se hipokrizi.

U bënë pjesë e politikës, asokohe me BDI-në dhe më vonë me DR-në (Demokracinë e Re) dhe pastaj Besa, pastaj u ndanë, pastaj u bashkuan derisa të ndahen prap, paskan akuzuar Aleancën për

Shqiptarët për arshikni me BDI-në. Ata mendojnë se shqiptarët kanë harruar se identiteti i tyre politik është formësuar në Strumicë, te Zoran Zaevi, i cili i mori ata në koalicion me partinë e vetë duke i thënë 4 vende në listë edhe pse, e din mirë që takati i tyre partiak nuk shkonte përtej dy mandateve, edhe atë në kohën kur ASH-ja u ofroi po katër deputet dhe 100% fitoheshte BDI-ja! Ata zgjodhën Strumicën dhe indirekt ta mbajnë BDI-në në pushtet! Dëmi që ju bë shqiptarëve me ‘besëlidhjen’ e ‘sharena revolucija’ ishte i shumë anshëm. Ata, de faktorizuan votën shqiptare duke e drejtuar atë drejt subjekteve politike maqedone, krahas kësaj ata ishin shumë gjeneroz dhe nga rradhët e tyre prodhuan disa parti!

Përpara se të akuzojnë të tjerët duhet fillimisht ti shpjegojnë opinionit se si e bënë marrëveshjen e fshehtë me VMRO-në për zgjedhjet lokale 2017 dhe 2021 marrëveshja e cila parashihte ndërtimin (rindërtimin) e një Kishe në afërsi të Tetovës dhe vendosjen e Kryqit në Kodrën e Diellit. Poashtu, duhet ti tregojnë opinionit se pse dështoi rrëzimi i qeverisë në 2021, cilët deputet mundësuan vazhdimin e qeversisje së BDI-së!

Ata duhet të sqarojnë se për cilat arsye nuk pranuan ti bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 2020-ës, dhe meqë madhështinë e fitores së tyre tani e shofin te vetvetja pse tani ju duhet Aleanca për Shqiptarët?

Githashtu duhet të spjegojnë pse VMRO-ja është bërë promotor i tyre?

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

2 years ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago