Categories: SPORT

Dani Alves ndryshon deklaratën, pretendon se ka qenë i dehur natën kur dyshohet se përdhunoi një femër

Ish- futbollisti brazilian Dani Alves ka pretenduar për herë të parë se ka qenë i dehur natën kur dyshohet se përdhunoi një të re në një klub nate në qytetin e Barcelonës.

Ky mund të jetë një faktor lehtësues në uljen e dënimit nëse ai dënohet përfundimisht për një krim të sulmit seksual.

Mbrojtja e lojtarit, e udhëhequr nga avokatja Ines Guardiola, është shprehur se gjendja e dehur e Dani Alves e ka dëmtuar dhe për këtë arsye pretendojnë se ai nuk ka qenë plotësisht në dijeni të veprimeve të tij.

E njëjta avokate kërkon shfajësimin për klientin e saj, me argumentin se përdhunimi i dyshuar i ndodhur më 30 dhjetor 2022 nuk është i vërtetë, ndërsa gjykimi është caktuar në shkurtin e ardhshëm.

Prokuroria kërkon nëntë vjet burg dhe dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh, duke e akuzuar ish-lojtarin e madh për sulm seksual, ndërsa akuza e paditësit kërkon dënimin maksimal për përdhunim, i cili do të ishte 12 vjet.

Sipas asaj që publikoi agjencia EFE, ky do të ishte një ndryshim i ri versioni në dëshminë e Dani Alves, i cili në fillim madje deklaroi se nuk e njihte viktimën. Më vonë ai pranoi se ishte takuar me të në një klub nate, por deklaroi se asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre. Por deklaratat e tij vazhduan të ndryshoheshin, duke thënë se me vajzën kishte kryer seks oral në mënyrë konsensuale, e krejt në fund braziliani e ka pranuar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me viktimën, por deklaroi se ka qenë me konsensuale.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago