Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për Serbinë dhe Kosovën që të zbatojnë marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për vizitat zyrtare të zyrtarëve të dy vendeve. Marrëveshja përfshin tri komuna në jug të Serbisë me shumicë etnike shqiptare: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Reagimi i BE-së erdhi pasi ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, u pengua nga autoritetet serbe të vizitonte Luginën e Preshevës në fillim të janarit. Sipas zëdhënësit të BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, vizita e Sveçlës ishte njoftuar në përputhje me marrëveshjen e dialogut.
Stano theksoi se “BE-ja i bën thirrje të dyja palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut, duke përfshirë ato për vizitat zyrtare dhe lirinë e lëvizjes”.
“Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut. BE-ja është e gatshme të ndihmojë palët të arrijnë një zgjidhje”, shtoi zëdhënësi i BE-së. (bild.mk)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…