Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 13 dhjetor. Ky samit do të shërbejë si një platformë për të diskutuar mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një çështje që ka qenë në qendër të vëmendjes së fundit.
Në këtë ngjarje pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët që do të theksojë orientimin strategjik të rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e BE-së për të mbështetur këtë proces. Samiti do të përqëndrohet në nevojën për përparim në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në respektimin e vlerave të BE-së.
Drafti i deklaratës së përbashkët, i përgatitur nga BE-ja, sipas një rapotimi nga “Radio Evropa e Lirë”, pritet të mbështetet nga liderët e Ballkanit Perëndimor. Dokumenti parashikon thirrje për Kosovën dhe Serbinë që të përmbushin detyrimet e tyre nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja pa vonesa dhe pa parakushte.
Samiti do të shërbejë si një pararendës i samitit të Këshillit Evropian që do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor. Gjithashtu, do të bëhet thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe për zgjidhjen e mospajtimeve rajonale.
Në këtë kontekst, BE-ja do të shprehë përkushtimin e saj për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në përballjen me pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe do të kërkojë nga vendet që të përshtaten me politikat e BE-së, veçanërisht nga Serbia që nuk ka mbështetur ende sanksionet kundër Rusisë. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…