Zv. kryeministri Bojan Mariçiq në konferencën e sotme “Politikat për promovimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në Maqedoninë e Veriut” tha se Qeveria e Maqedonisë është plotësisht e përkushtuar për integrimin evropian të vendit dhe gatishmërinë e saj të përgjithshme për të ndërmarrë obligimet e anëtarësimit të plotë në vitin 2030.
“Ndërmjetësimi dhe arbitrazhi janë një shtyllë e rëndësishme për përmirësimin e qasjes në drejtësi, duke u ofruar bizneseve në Maqedoninë e Veriut një mënyrë më të shpejtë, shpesh më të lirë dhe më fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në krahasim me mënyrën tradicionale gjyqësore të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Kjo jo vetëm që përmirëson efikasitetin e përgjithshëm të sistemit gjyqësor, por gjithashtu forcon sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike”, tha Mariçiq.
Mariçiq theksoi se Bashkimi Evropian në raportet e tij vjetore për progresin në Maqedoninë e Veriut thekson nevojën që vendi, Odat përkatëse dhe palët e interesuara të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për promovimin e ndërmjetësimit, arbitrazhit dhe metodave të tjera për zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve.
Ai tha se “përcaktimi strategjik i kësaj Qeverie është i qartë dhe real, anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Me vetë anëtarësimin, sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut do të përfshihet në një numër në rritje të transaksioneve dhe bashkëpunimeve ndërkufitare dhe metodat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve mund të kontribuojnë në stabilitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tregtisë së vendit”.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…