Categories: MAQEDONI

Kryeministri shqiptar, Grubi: Forcat vendore dhe komuniteti ndërkombëtar po e pranojnë të arriturën më të madhe të shqiptarëve

Në një takim me qytetarët në Këshillat Vendorë Teli dhe Dizhoni 2, zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, ka bërë një deklaratë të fuqishme mbi rëndësinë e pozitës së kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka kujtuar skepticizmin e vitit 2020, kur shumë njerëz e përqeshnin idenë e një kryeministri shqiptar si të pamundur, duke theksuar se partitë si LSDM dhe VMRO DPMNE ishin ato që përcaktonin kryeministrin.

Megjithatë, Grubi ka theksuar se kjo arritje tashmë është një realitet dhe se edhe forcat vendore edhe komuniteti ndërkombëtar e kanë pranuar si një hap të madh përpara për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Pak njerëz besonin në vitin 2020 kur me zgjedhjet e 15 korrikut doli Ali Ahmeti në presskonferencë dhe tha ka arrdhur koha për kryeministrin e parë shqiptar. Filluan ta përqeshnin si ide, “asnjë nuk mund të bëhet kryeministër shqiptar, kryeministrin e fiton partia fituese gjithmonë është ose LSDM, ose VMRO DPMNE dhe ajo e përcakton. Ja që u bë kryeministri i parë shqiptar, pasi e përqeshnin pastaj filluan ta sulmojnë, ju kujtohet Zoran Zaevi BDI opozitë pse jo thoshte, Hrisitjan Mickoski njejt thoshte nuk vjen parasysh të bëhet kryeministër shqiptar, dhe në një debat televiziv që e kishin së bashku që të dy thanë që do të bëhen bashk në koalicion vetëm e vetëm të mos bëhet kryeministri i parë shqiptar edhe ajo u dështoj. Ja ku erdhi suksesi, ku të gjithë edhe forcat vendore edhe komuniteti ndërkombëtar po e pranojnë të arriturën më të madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në aspektin institucional administrativ të emërohet një kryeministër shqiptar”, tha Grubi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago