Categories: MAQEDONI

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së parë në Cashkë të Velesit. Ata tashmë po ndjekin mësimin. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që nxënësit e klasës së dytë që tashmë kanë mësuar maqedonisht të rikthehen në klasë të parë dhe të nisin mësimin në gjuhën amtare. Nga ana tjetër, për shkak të hapjes së paraleles shqipe në këtë shkollë, prindërit maqedonas protestojnë dhe nuk lejojnë fëmijët e tyre në mësim.

“Unë jam Ajrullahu. Sot e kemi mësuar germën A. A e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit, ariu. E kemi mësuar germën A dhe jemi shumë të lumtur që kemi mësua shqip. Për ne është shumë e lehtë të mësojmë edhe matematikën shqip”, tha një nxënës i klasës së parë.

Ajrullahu bashkë me gjashtë moshatarët e tij të klasës së parë dhe mësuesin Besmir Xhaferi janë të parët që shkruan dhe filluan të mësojnë shqip në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit. Në këtë shkollë mësimi realizohet vetëm në gjuhën maqedonase pavarësisht që ka 70 nxënës shqiptarë të cilët në mungesë të mësimit shqip janë të detyruar të mësojnë maqedonisht nga klasa e parë deri atë të nëntë. Përveç nxënësve, emocionet dhe dëshira për të mësuar shqip reflektohej edhe në fytyrën e mësuesit.

“Një ditë kur mbaroi ora e gjuhës shqipe, një nxënës papritmas tha: “mësues, sot kemi mësuar shumë gjëra”. U habitën se kishin kuptuar të gjithë mësimin. Unë qesha dhe mu kujtua se si ndjehen ata në gjuhën maqedone kur nuk e kuptojnë asnjë fjalë. Thash, ju çdo ditë keni mësuar por nuk e keni kuptuar, tani e tutje besoj se do të kuptojnë gjithçka dhe ndihen më rehat”, deklaroi Besmir Xhaferi, mësues.

Sipas mësuesit, Xhaferi, prindër të caktuar po shyrtojnë mundësinë që nxënësit e klasës së dytë ti kthejnë sërish në klasë të parë për të mësuar në gjuhën amtare.

”A dëshiron që edhe një herë të kthehesh në klasë të parë? Po. Pse? Dua, sepse më mirë është shqip se maqedonisht. A di diçka shqip? Jo, shqip nuk di, vetëm maqedonisht. A dëshiron të mësosh të lexosh shqip? Po. Unë jam Ana. Është shumë mirë me lexu në gjuhën shqipe”, u shpreh një nxënës i klasës së dytë.

Tashmë dy javë, prindërit maqedonas protestojnë para objektit shkollor dhe nuk lejojnë fëmijët e tyre në mësim për shkak të hapjes së paraleles shqipe. Drejtoresha Elena Nikollova tha se institucionet përkatëse do të veprojnë konform ligjit dhe do të marrin masa ndaj prindërve nëse vazhdojnë që fëmijët mos ti dërgojnë në shkollë.

“Nxënësit maqedonas nuk e ndjekin mësimin nga data 23.11.2023. Sepse, në këtë ditë mora njoftim me shkrim nga prindërit e tyre, gjegjësisht Këshilli I Prindërve në të cilën thuhej se e bojkotojmë mësimin për shkak të hapjes së paraleles shqipe në këtë shkollë. Nëse akoma vazhdojnë të mos e ndjekin mësimin, prindërit do të thirren nga bashkëpunëtorët professional të cilët do ti udhëzojnë për parregullësitë që po bëjnë, do të marrin këshilla profesionale dhe nga prindërit do të kërkohet vërtetim për mungesat e nxënësve”, deklaroi Elena Nikollova, drejtoreshë e sh.f “Todor Janev”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago