Një video e publikuar nga Sinjali tregon momentin e fundit të jetës së Liridona Ademaj Murseli, 33-vjeçares, që u vra më 29 nëntor në Prishtinë. Në video shihet se si ajo, bashkë me burrin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre, hyjnë në një restorant për të darkuar.
Por kjo do të ishte darka e fundit për Liridonën, pasi pak orë më vonë, ajo do të qëllohej me plumb në qafë nga një grabitës i maskuar, që dyshohet se ishte Granit Plava, i cili kishte marrëveshje me Naimin për ta vrarë gruan e tij.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Naimi dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e Liridonës, duke i premtuar Plavës 30 mijë euro për ta kryer atë. Ndërsa, Kushtrim Kokalla, një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dyshohet se kishte bashkëpunuar me ta për të kryer veprën penale.
Gjykata ka thënë se ka dyshime të bazuar mirë se Naimi, me dashje që ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, kishte pajisur me armë Plavën dhe kishin inskenuar një grabitje në fshatin Bernicë, ku Naimi ishte duke udhëtuar me veturë me Liridonën dhe dy fëmijët e tyre. Kur Plava kishte dalë para veturës me maskë dhe revole, Naimi kishte dalë nga vetura me fëmijët dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë Liridonën në veturë, e cila kishte mbetur e vdekur nga plumbi në qafë. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të tre të dyshuarit.
Vrasja e Liridonës ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në opinionin publik, i cili kërkon drejtësi për viktimën dhe dënim maksimal për autorët. Liridona i ka lënë pas dy fëmijë të vegjël, të cilët ishin dëshmitarë të vrasjes së nënës së tyre. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…