Arbër Ademi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kandidati i BDI-së për kryeministër të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në rrjetet sociale, Ademi ka përgëzuar punën dhe vizionin e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Në postin e tij ai ka theksuar se kryeministri shqiptar është një premtim i plotësuar i Ahmetit, i cili ka luajtur një rol kyç në avancimin e pozitës së shqiptarëve në këtë shtet.
Statusi i plotë:
Anëtarët e Kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme, unanimisht kanë mbështetur propozimin e Kryetarit Ali Ahmeti që z.Talat Xhaferi të jetë kandidati jonë për Kryeministrin e parë shqiptar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç ka vepruar gjatë gjithë viteve në skenën politike, Ali Ahmeti po thyen çdo barrierë politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri shqiptarë është edhe një premtim i realizuar i liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti, e që dëshmon vizionin dhe misionin e tij se ky shtet është i të gjithëve pa dallim.
Na priftë e mbara.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…