Oliver Spasovski ka vite që drejton ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai ka qenë dhe kryeministër përkohësisht, deputet dhe funksione të ndryshme në pushtetin qendror. Në një intervistë ekskluzive për Indeks.mk, ai flet mbi punën në MPB, sigurinë në vend, ndryshimet kushtetuese si dhe thyen heshtjen e fjalëve nëse do të drejtojë LSDM dhe a do të kandidohet për president të vendit.
Indeks: Si do i përshkruani 3 vitet e fundit në krye të MPB?
Spasovski: Ju falenderoj për mundësinë të bëjmë këtë intervistë dhe të bisedojmë që të jemi më nga afër qytetarëve, përshkrimi në këto tre vite do të thoja para se gjithash produktiv sepse bëhet fjalë për një periudhë në të cilën kemi bërë shumë, për këto tre vite janë bërë shumë punë për të cilat nuk janë bërë në 30 vite nga pavarësia e vendit. Ishte një periudhë shumë dinamike që këkonte të keni vision dhe qëllim se ku dëshironi të arrini, si të përmirësoni punët në MPB, si të ofrojmë kushte më të mira pune për shërbyesit policorë megjithatë kemi arritur të ofrojmë kushte më të mira për shërbime ndaj qytetarëve, kështu që në periudhën e kaluar me të vërtetë kemi bërë shumë që të arrijmë të konsolidojmë MPB në aspektin financiarë, të përmirësohen kushtet e punës që të arrihet përparim në aspektin kadrovik sepse janë më të rëndësishëm përmes proesit të reformave kishim për qëllim të reformojmë MPB në segmente të ndryshme që të përshtatemi për kohën modern dhe praktikat që i shfrytëzojnë shtetet europiane të jenë dhe tek ne, e rëndësishme është që MPB në vitet e kaluara është partner kredibil që kryesisht mirë bashkëpunon me Interpol, me agjencitë europiane si janë Europol, Frontex, jemi pjesë e të gjitha iniciativave rajonale që janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e qetësisë, sigurisë dhe mjafueshëm mirë për përballje me sfidat ndërkombëtare që do përmend këtu organizatën Selex për luftën kundër krimit të organizuar ose Qendrën që meret me migrimin illegal, vërtetë kemi shumë bashkëpunim të mirë me gjithë këto institucione dhe rezultate të larta që janë pranuar nga partnerët tanë, nëse e shohim atë se çfarë është më e rëndësishme për MPB do e shihni se çdo vit kemi ulje të kriminalitetit që është punë e secilës polici.
Indeks.mk: Sa ka qenë sfidues për ju duke e ditur që nga ju varet siguria e qytetarëve?
Spasovski: Sigurisht që kujdesi për sigurinë është formë e një përgjegjësie të lartë do të thoja patriotizmi më i lartë ose dashuri ndaj njerëzve, dhe këtu dua të cek një thënie nga Hemingway që thotë “Vetëm kur dëshiron diçka, dëshiron të bësh diçka në atë, vetëm atëherë dëshiron të bëhesh viktimë dhe të shërbejsh, dhe kjo është pikërisht ashtu, nëse e dimë që siguria është baza e të gjithë asaj në shoqëri thelbi për prosperitet dhe të ardhme si në arsim, shëndetësi, etj, forcimin e kapaciteteve demokratike në një shoqëri, kjo është vërtetë një sfidë serioze si dhe motiv serioz sigurisht, dhe gjithmonë motoja ime është që rezultatet e arritura duhet të jenë motiv për të arritur të reja rezultate të cilat nga aspekti i asaj se si i vlerësojmë aktivitetet e ndërmara nga MPB në sfidat e sigurië dhe mbrojtjes, duhet parë se çfarë përgjigje i japim këtyre sfidave globale, migrimi, terrorizmi, krimi dhe korrupsioni përfshirë këtu tregtinë me drogë dhe armë, të dhënat tona vërtetë thonë përmirësim në punën e policisë, për mua janë të rëndësishme dy komponente, e para transparenca e policisë dhe e dyta besimi që qytetarët kanë tek policia, këto dy komponente praktikisht e tregojnë perceptimin tek qytetarët për atë se çka është duke punuar MPB, kemi pasur gjendje në të cilën jemi përfshirë kryesisht në besimin e qytetarëve që ka qenë institucion jotransparent ndaj tyre dhe ky ishte një rast i veçantë sepse ngjarjet që na ndodhën në kohën e qeverisjes së kaluar si regjim, na kanë implikuar më pak besim si institucion dhe dua të përmend disa si: rrahja e studentëve tek biblioteka Vëllezërit Miladinov, ngjarjet në Parlament në 2012 dhe në 2017 gjithë këto, sulmi ndaj gazetarëve, ngjarja e Martin Neshkovskit, gjitha këto seriozisht kanë ulut kredibilitetin nga njëra anë, megjithatë gjithë këto ngjarje ishin indicie për ndërmarjen e të gjithë masave për reformim të institucionit dhe kthim në binar bashkë me kthimin e besimit.
Indeks.mk: Ka pasur momente që keni dashur të tërhiqeni?
Spasovski: Asnjëherë dhe për asgjë sepse në momentet që merrni përgjegjësi për diçka duhet të keni të qartë se jo gjitha gjërat do jenë të mira, shumica do jenë të këqija, shumë punë do kërkojnë viktima, të miat, të familjes, bashkëpunëtorëve dhe familjet e tyre por ajo nuk do të jetë shkak se duhet të tërhiqemi por të përballemi me sfidat që kemi dhe mendoj se nëse besoni thellë nuk keni të drejtë të tërhiqeni, unë thellë besoja se duhet të reformojmë institucionin duhet të punojmë në kthimin e besimit dhe të përmirësojmë kushtet e punës në pjesën e sigurisë sepse interesi i qytetarëve dhe shtetit janë para se gjithave.
Indeks.mk: Në statistikat e fundit keni deklaruar se është ulur kriminaliteti, këto i referohen mbarë vendit apo qytete të caktuara?
Spasovski: Sigurisht që tendencat për uljen e kriminalitetit tregon se çdo vit kemi ulje të kriminalitetit dhe rritje të efikasitetit dhe statistika është ajo që mund të shihni se si punon një institucion dhe ne këtë vit për këto muaj kemi 11% ulje të kriminalitetit dhe 4% rritje të zbulimit të rasteve dhe kjo është në nivel të mbarë shtetit praktikisht puna e nivelit më të lartë të MPB tregon pasqyrën e qartë, nëse kemi ulje në secilin sektor dhe rritje të zbulimit të rasteve kjo do jetë pasqyrë e punës së MPB, kështu qartë mund të themi se kemi rritje të rasteve të zbulimit të tregtisë me drogë dhe armë, kemi rezultate me migrimin ilegal në krahasim me kalimet ilegale të vitit të kaluar, rritje të zbulimit të kontrabandimit të emigrantëve, një nivel të mrekullueshëm të rendit dhe qetësisë, ulje të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, kemi sektor të MPB ku bëhet 100% zbulimi i vjedhjeve si në Manastir, këtë e them se në secilin sektor ekzistojnë rezultate të cilat praktikisht ndodh për herë të parë që nga pavarësia.
Indeks.mk: Jemi në fund të procesit të skriningut, komenti juaj mbi ndryshimet kushtetuese, a do të ndodhin?
Spasovski: Fillimisht mendoj se është e rëndësishme si hap që bëri vendi me këtë proces dhe përgjatë këtij procesi u pa se sa e përgatitur është RMV-ja dhe sa e përafërt është me ligjshmërinë europiane, dua të them se jemi përpara në raport me pajtueshmërinë dhe kjo do jetë motiv për ecjen në rrugën europiane, sigurisht që ndryshimet kushtetuese janë kusht që duhet përmbushur për të vazhduar këtë rrugë për anëtarësim me BE-në, mendoj se kur flasim për rrugën tonë europiane duhet të theksoj përgjegjësinë e secilit prej neve si politikan dhe parti politike që vepron në Parament dhe jashtë, sepse nuk duhet të jemi vetëm deklarativisht për realizimin e qëllimeve kombëtare por atë duhet treguar me vepra, kështu që nga ne varet se sa do jemi të gatshëm, të motivuar dhe të qartë për atë se e ardhmja është e rëndësishme dhe në duar tona, pres që partitë politike të ngriten nga interesi personal për jetën e qytetarëve, hapja e procesit të bisedimeve do të thotë vendosja e vlerave europiane në institucionet tona dhe këtë e duan qytetarët dhe ne duhet që tua servojmë sepse e kërkojnë, ndalimi i rrugës europiane vetëm do të shkaktojë dëm të madh për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Indeks.mk: Na e përshkruani situatën më të vështirë deri më tani si ministër?
Spasovski: Kishim shumë sfida ose nuk ka ditë në MPB që nuk ka ditë ku nuk ka sfida, ku nuk përballeni me marrje të vendimeve të rënda, të vështira, unë dua të them se e rëndësishme është të keni ekip me të cilën do punoni, ekip profesional, njerëz që dinë si të veprojnë dhe gjithashtu ai vizion që kemi të vendosim në diçka që do ishte e mirë për të gjithë ne, kështu që nuk do të ndaja ndonjë situatë të veçantë sepse secila situatë ka specifikat e veta varësisht nga cila situatë ndodheni ashtu dhe vendime të merrni, e rëndësishme që vendimet të meren në nivel racional dhe jo me emocione, ngjarjet e mëdha, unë jam i lumtur që vendi ka qenë mysafir i ngjarjeve të mëdha organizim serioz dhe siguri të madhe ku ne jo që kemi dhënë përgjigje pozitive por para botës kemi treguar se jemi vend me kredibilitet dhe kemi institucione demokratike që mund të përballen me gjendjen.
Indeks.mk: Një periudhë të caktuar keni qenë dhe kryeministër, sa jeni i gatshëm të merni detyra të ngjajshme nëse ju ofrohen?
Spasovski: Isha kryetar i Qeverisë në 2020 dhe dua të them se ishte një periudhë e sfidave të mëdha, nga njëra anë kishim zgjedhje dhe Parlament jofunksional e në anën tjetër krizën e Covid-it, një situatë të panjohur për gjithë ne, dhe ishim vënë para pyetjes se si të ndihmojmë në këtë proces për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e të ruajmë dhe ekonominë sepse shoqëria duhet të jetojë në rrethana të tilla andaj unë dua të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë dhe ndihmuan në atë periudhë për menaxhimin e gjendjes dhe për herë të parë u gjendëm në situatë ku shpallëm gjendje të jashtëzakonshme në vend, një funksionim shumë më ndryshe e institucioneve dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme që ishin në interes të qytetarëve dhe më e rëndësishmja nga e gjitha të krijoni atmosferë ku qytetarët të ndjejnë ku të mbështeten se këtu është shteti dhe këtu janë institucionet, mendoj se secila sfidë dhe krizë lind mundësi të reja dhe shance të reja, unë vetëm ashtu shoh në atë gjendje dhe mendoj se vërtetë ishte e rëndë por edhe e frytshme për menaxhim të atij procesi dhe në kënaqësi timen dhe atyre që punuan treguam një qasje dhe kapacitet për përballje me situata të tilla dhe duhet të dini se bartjen e përgjegjësive të tilla në momente specifike është shumë e veçantë.
Indeks.mk: Po në detyra partiake, a mund ta shohim Oliver Spasovskin në krye të LSDM?
Spasovski: LSDM si parti me traditë të gjatë, si parti që ka treguar jo se është e hapur por parti që ka ditur të bëj hapa për të mirën e shtetit dhe të ardhmen e qytetarëve ka treguar se ka kapacitete demokratike dhe për çështje të rëndsihsme është ulur dhe biseduar me anëtarësinë kështu që në secilin moment të rëndësishëm janë vendimet që marin anëtarësia e LSDM, kështu që në këtë moment mendoj se si LSDM duhet të pozicionohet më mirë me ofertën për qytetarët sepse LSDM dhe koalicioni janë ato struktura pro-europian që kanë qasje të qartë për vendin dhe ofrojnë vizion për të ardhmen dhe është shumë e rëndësishme që vendi të pozicionohet qartë dhe mendoj se vetëm në këtë mënyrë dhe në këtë drejtim janë mendimet e mia, ku dhe bashkë gjithë si LSDM të lëvizim dhe fuqishëm të realizojmë këtë qëllim.
Indeks.mk: Emri juaj është përfolur edhe si kandidat i mundshëm për president, komenti juaj?
Spasovski: Unë këtë e përjetoj si një meritë e gjithë asaj që kam punuar për gjithë këto vite, dhe jo vetëm tash por edhe në 2019 nëse kthehemi mbrapa dhe atëherë kishte muhabete të tilla, dhe ajo sigurisht është në bazë të asaj që kemi bërë në periudhën e kaluar, për atë që fola më lartë për reformat, të arriturat, kushtet dhe transparencën, ruajtjen e sigurisë dhe vitet e kaluara në Parlament dhe për gjthë atë që luftuam si vlerë, do të thotë meritë, por kjo nuk është e rëndësishme në krahasim me atë se si duhet të lëvizë shteti dhe çfarë duhet të bëjmë për shoqërinë, kështu që në këtë moment qëndrimet e mia janë se çfarë duhet të bëjmë për të gjithë ne e jo për persona të caktuar, disa herë e kam thënë do e përsëris dhe tash, asnjëherë nuk është e rëndësishme ambicia e një personi të vetëm apo cilit do qoftë prej nesh, për ne e rëndësishme është e ardhmja e vendit dhe e qytetarëve.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…