Në kuadër të Samitit COP28 që po zhvillohet në Dubai, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka prezantuar sot Platformën e Investimeve për tranzicionin energjetik në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt ka për qëllim të nxisë investimet dhe politikat e koordinuara nga qeveria, institucionet financiare ndërkombëtare dhe sektori privat për të mbështetur procesin e dekarbonizimit të vendit.
Ministri Bekteshi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ndaj partnerëve të tjerë për kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj platforme.
“Maqedonia e Veriut ka një objektiv ambicioz për të ulur emetimet e gazrave me 82% deri në vitin 2030, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit. Ne jemi të përkushtuar ndaj këtij objektivi dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm për të realizuar tranzicionin energjetik, me një rol kryesor të sektorit energjetik,” ka deklaruar Bekteshi.
Sipas dokumenteve strategjike, Maqedonia e Veriut synon të arrijë një pjesëmarrje prej 38% të burimeve të rinovueshme në konsumin total të energjisë elektrike deri në vitin 2040. Ministri ka theksuar se për të arritur këtë qëllim, është e domosdoshme një planifikim i detajuar dhe një investim i madh.
Për këtë arsye, ministri ka njoftuar se Qeveria po punon për një plan investimi në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore dhe IFC.
Ky plan do të shërbejë si bazë për krijimin e Platformës së Investimeve për periudhën 2024-2030, me qëllim të sigurimit të financave të duhura për tranzicionin e drejtë energjetik të vendit.
Ministri ka përfunduar duke theksuar se Platforma e Investimeve është në harmoni me dokumentet strategjike të Qeverisë dhe ofron mundësi për të aksesuar financimin e nevojshëm nga sektori privat dhe donatorët e tjerë për të mbështetur tranzicionin energjetik dhe dekarbonizimin.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…