Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga ministra, deputetë dhe personalitete të tjera politike nga BDI, vizituan sot familjen e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe kryen homazhe tek vendprehja e tij në Prishtinë, për të perkujtuar presidentin e ndjerë në 79 vjetorin e tij të lindjes.
Ahmeti përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij në Facebook, shkruan se lobimi i Rugovës bëri që SHBA dhe Europ a të ndihmojnë popullin e Kosovës duke ndërtuar raportë miqësore për të cilat kujtohet edhe sot e kësaj ditë, drejt një shteti të pavarur dhe përparimtarë.
Statusi i plotë:
Me homazhet në vendprehjen e tij në Prishtinë kujtuam sot në 79 vjetorin e lindjes, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.
Me anëtarët e familjes së nderuar Rugova evokuam bashkë kujtime nga ato vite veprimi përplot atdhedashuri të presidentit në shërbim të idealit të lirisë dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës.
Falë Presidentit Rugova u zgjua ajo ndërgjegje e fjetur e njerëzimit, lobimi i tij bashkë me pushkët e UÇK-së ishte kushtrim drejtësie të cilit iu përgjigjën SHBA-të dhe Europa.
Do ta kujtojmë përjetë me mall e krenari duke patur frymëzim vitet e jetës që ia kushtoi lirisë e përparimit të Kosovës.
Lavdi e përjetshme Presidentit Rugova! (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…