Pas skadimit të armëpushimit këtë mëngjes, Izraeli ka rritur intensitetin e sulmeve ajrore në Gaza, duke shkaktuar vdekjen e 14 palestinezëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Kjo shifër është konfirmuar edhe nga agjencia e lajmeve Reuters. Nga të vrarët, gjashtë ishin banorë të një shtëpie në Rafah dhe në Khan Younis, që u godit nga një raketë izraelite, sipas gazetarit të Al Jazeera, Hind Khoudary. Shtatë palestinezë të tjerë u vranë në një sulm tjetër në zonën e Maghazit.
Izraeli ka bërë thirrje për evakuimin e disa lagjeve të Khan Younis, duke paralajmëruar një sulm të mundshëm në atë zonë. Por banorët e Gazës nuk kanë shumë mundësi për të shpëtuar, pasi Izraeli ka në shënjestër edhe Rafah, që është një nga pikat e daljes nga Gaza.
“Forcat izraelite po u kërkojnë vazhdimisht njerëzve në Khan Younis të evakuohen në Rafah, por bga ans tjetër ata gjithashtu kanë në shënjestër Rafah, kshtu që njerëzit nuk kan asnjë rrugëdalje evakuimi”, tha Khoudary.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës, por ka pasur pak ndikim në frenimin e dhunës. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…