Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur të mbajë në paraburgim katër personat e dyshuar për grabitjen e argjendarisë “Diakos” në Suharekë. Sipas njoftimit, të dyshuarit janë akuzuar për veprën penale të grabitjes në bashkëpunim dhe për mbajtjen e paautorizuar të armëve.
“Të dyshuarit B.B., B.I., dhe L.C., dyshohet se më datë 22 nëntor, në ora 15:45 në Suharekë, në Argjendarinë “Diakos 2”, kanë hyrë me forcë dhe me armë në dorë dhe kanë marrë peng pronarin e argjendarisë, të cilin e kanë lidhur me lidhëse plastike. Më pas, kanë thyer vitrinat dhe xhamat dhe kanë vjedhur një sasi të madhe ari, duke shkaktuar dëme të rënda.
Të dyshuarit kanë ikur me një makinë të markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri, në drejtim të fshatit Budakovë, ku kanë humbur gjurmët. Më datë 30 nëntor 2023, të dyshuarit B.B., B.I., dhe L.C., janë kapur nga Policia.
I dyshuari T.B., dyshohet se më datë 30 nëntor,2023 në Prishtinë, në shtëpinë e tij, ka pasur në pronësi një revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe shtatë fishekë të ndryshëm, në kundërshtim me Ligjin për armë”, thuhet në njoftim. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…