Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka dënuar me forcë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së, për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Në një intervistë për gazetën italiane “Messaggero Veneto”, ai ka theksuar se Italia e konsideron sulmin në Banjskë si një akt shumë serioz, që nuk duhet të përsëritet. Ai ka shtuar se tani prioritet është rinisja e procesit politik, për të shmangur tensionet apo incidentet e mëtejshme.
“Ky ishte mesazhi kryesor që së bashku me BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, sollëm në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor. Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të siguruar që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe që përplasjet e mëtejshme të parandalohen falë punës së misionit NATO-KFOR, ku vendi ynë është një nga kontribuuesit kryesorë”, ka deklaruar ministri Tajani.
BE-ja ka bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim, duke shprehur gatishmërinë e saj për të ndërmjetësuar dialogun mes dy palëve. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…