Categories: RAJON

Haradinaj: Organeve të rendit u takojnë përgëzimet për luftën kundër krimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje ndaj organeve të rendit për punën e tyre në zbulimin e rasteve të fundit të vrasjeve në Kosovë. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se organet e rendit kanë nderuar Kosovën dhe kanë forcuar besimin tek institucionet e sigurisë.

Haradinaj është shprehur se organeve të rendit u takojnë përgëzimet për zbulimin e rasteve kriminale, të cilat i kanë shokuar qytetarët e Kosovës.

Reagimi i plotë:
Stop dhunës dhe krimit – Me Policinë e Kosovës!
Organeve të rendit u takojnë përgëzimet për zbulimin e rasteve kriminale, siç është rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndrri i tij dhe rasti i fundit i vrasjes së Liridona Murselit, të cilat kanë tronditur opinionin publik. Këto suksese e nderojnë Kosovën dhe e forcojnë besimin tek institucionet tona të sigurisë.
Jemi mirënjohës ndaj Policisë së Kosovës, hetuesve dhe Prokurorisë për zbulimin e shpejtë të këtyre akteve kriminale!
Në këto kohë të vështira, jemi solidarë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Urojmë që të mos ketë më kurrë të tilla raste! (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago