Categories: MAQEDONI

Fajon: Të gjitha partitë të bëjnë hapat e nevojshëm për integrimin e Maqedonisë në BE

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, deklaroi sot se ndryshimet kushtetuese janë vendimtare që Maqedonia e Veriut të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe bëri thirrje që të gjitha partitë politike t’i mbështesin ato.

“U bëj thirrje të gjitha partive përgjegjëse në këtë vend që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm, siç është ndryshimi i Kushtetutës, që të mundet ky proces i zgjerimit dhe negociatave paraaderuese të vazhdojë. Është përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe qytetareve dhe është thelbësore që Maqedonia e Veriut të ecë përpara drejt BE-së. Sot zgjerimi është shndërruar në një urgjencë gjeostrategjike dhe prandaj i uroj edhe një herë Maqedonisë së Veriut shumë guxim, shumë vetëbesim, punë solide”, tha Fajon në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Edhe sipas zëvendëskryeministrit Mariçiq, pranimi i ndryshimeve kushtetuese është hapi i vetëm për të vazhduar integrimin evropian.

“Në raportin e progresit për këtë vit, Komisioni Evropian na dërgoi një mesazh të fortë se duhet të vazhdojmë dhe të intensifikojmë punën në këtë rrugë në të cilën jemi deri tani dhe të forcojmë nivelin e mirë të gatishmërisë. Kemi progres në 80 për qind të kapitujve dhe nuk ka asnjë kthim prapa në asnjë kapitull. Nuk do të thotë se kemi përfunduar gjithçka, por do të thotë se kemi një bazë të mirë për të vazhduar më tej”, tha Mariçiq.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago