Categories: BOTA

Ndahet nga jeta Henry Kissinger, legjenda e diplomacisë dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe

Një nga figurat më të njohura të politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Kështu e ka konfirmuar një zëdhënëse e agjencisë së komunikimit që përfaqëson firmën e tij konsulente ”Kissinger Associates”.

Ajo tha se gjermano-amerikani vdiq dje në shtëpinë e tij në shtetin e Konektikatit. Kissinger, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, ishte një specialist i diplomacisë sekrete dhe një ndërhyrës i fuqishëm në çështjet ndërkombëtare. Por, ai gjithashtu ishte i kontestuar nga kritikët, të cilët e cilësonin atë si të paskrupullt dhe të obsesionuar me pushtetin.

Një nga arritjet e tij më të rëndësishme ishte afrimi midis SHBA-së dhe Kinës në fillim të viteve 1970. Kissinger u lind në Franconi në vitin 1923. Ai ishte 15 vjeç kur prindërit e tij hebrenj emigruan me të në Nju Jork. Pas shkollës dhe shërbimit ushtarak, Kissinger studioi në Harvard, ku më vonë u bë profesor. Në vitin 1969, presidenti i atëhershëm Richard Nixon e emëroi atë këshilltar sigurie dhe më vonë sekretar të shtetit. Ai ishte politikani më me ndikim në Uashington kur ishte fjala për politikën e jashtme.

Një moment historik i rëndësishëm në karrierën e tij ishte përgatitja e udhëtimit të Niksonit në Kinë në vitin 1972. Kissinger udhëtoi për në Pekin me një mision sekret, duke i hapur rrugën vizitës së Nixon dhe normalizimit të marrëdhënieve. Kissinger u bë arkitekti i famshëm i afrimit SHBA-Kinë.

Ai negocioi traktatet e çarmatimit dhe marrëveshjet e paqes dhe u bë një yll mediatik. Megjithatë, Kissinger gjithashtu la gjurmët e gishtave në aspekte më të diskutueshme të politikës së jashtme të SHBA-ve. Roli i tij në bombardimin e fshehtë të Kamboxhias dhe akuzat në lidhje me rolin e tij në grushtin e shtetit të vitit 1973 në Kili rëndojnë rëndë trashëgiminë e tij. Ekzistojnë gjithashtu pyetje nëse Kissinger vërtet shtyu për t’i dhënë fund Luftës së Vietnamit apo nëse ai e zgjati atë për të rritur shanset e Niksonit për t’u rizgjedhur. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago