Categories: BOTA

Ish-drejtori i Google: Inteligjenca artificiale rrezikon të kthehet kundër njerëzimit brenda një dekade


Eric Schmidt, ish-drejtori i Google, ka alarmuar se inteligjenca artificiale (AI) mund të bëhet armike e njerëzimit në një afat prej pesë ose dhjetë vjetësh, dhe se kompanitë teknologjike nuk po ndërmarrin masa për të parandaluar këtë skenar.

Në një intervistë të dhënë në samitin Axios AI+ Summit, Schmidt e krahasoi AI me armët bërthamore të Luftës së Dytë Botërore, dhe tha se pas shpërthimeve në Nagasaki dhe Hiroshima, u deshën 18 vjet për të arritur një traktat për ndalimin e testeve bërthamore, “ndërsa sot situata mund të jetë e ngjashme me AI”.

Ai theksoi se rreziku qëndron kur “kompjuterët fillojnë të vendosin vetë për të bërë gjëra”, siç është gjetja ose përdorimi i armëve.

Schmidt tha se studiuesit e AI më parë mendonin se ky rrezik ishte larg, por tani thonë se mund të ndodhë brenda disa viteve. Ai propozoi krijimin e një organizate globale si ajo për “ndryshimet klimatike” për të informuar dhe këshilluar politikanët.

Pavarësisht nga këto paralajmërime, ish-kreu i Google tha se AI mund të jetë një mjet pozitiv për njerëzimin.

“Unë nuk mund të them se një mjek apo një arsimtar që përdor AI është diçka negative,” tha ai për Axios. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago