Categories: MAQEDONI

Grubi pas takimit me Xhejms O’Brajan: Përkrahja e SHBA-ve ka qenë dhe mbetet jetike për Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegë ministra realizuan takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, Xhejms O’Brajan dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Angela Aggeler.

Fokusi i bisedës së takimit, siç njofton zëvendëskryeministri parë, ka qenë angazhimi serioz i Maqedonisë së Veriut në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, si dhe vazhdimin e realizimit të reformave.

“Bashkë me Kryeministrin Kovaçevski mirëpritëm sot në takim Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Xhejms O’Brajan dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Potencuam fokusin serioz të vendit tonë në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, vazhdimin e realizimit të të gjitha reformave të nevojshme dhe rëndësinë e madhe që ka për ne Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor si qasje e re për integrimin tonë më të shpejtë. Përkrahja e SHBA-ve ka qenë dhe mbetet jetike në çdo etapë të zhvillimit tonë të mëtejshëm demokratik”, është deklaruar pas takimit zëvendëskryeministri i parë – Artan Grubi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago